Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve ka përfunduar numërimi i fletëvotimeve nga përfaqësitë diplomatike të Kosovës nëpër botë.
Sipas të dhënave të publikuara në platformën e KQZ-së, LVV ka marrë 86.74% apo 13,899 vota.
PDK mori 6.07%, apo 973 vota, LDK 4.76% apo 762 vota, AAK 1.59% apo 255 vota, Nisma 0.22% apo 36 vota dhe KDTP 0.17% apo 28 vota.







