Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është përmbyllur afati për partitë politike për të njoftuar se do të kërkojnë certifikim për pjesëmarrje përmes koalicionit në zgjedhjet locale të 12 tetorit.
KQZ njofton se gjatë periudhës 15 ditore në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike “Koalicija Vakat”, i përbërë nga partitë politike Demokratska Stranka Boshnjaka (DSB) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV) dhe Koaliconi “SDU-NASHA (NASHA SDU)”, i përbërë nga partitë politike Socijaldemokratska Unija dhe Nasha Inicijativa, i formuar vetëm për komunën e Prizrenit do të kërkojnë certifikim përmes koalicionit.
Në të njëjtën kohë bëhet e ditur se është përmbyllur edhe afati për partitë politike për deklarim të mospjesëmarrjes në këto zgjedhje ku pesë parti kanë njoftuar se nuk do të garojnë fare, transmeton Klankosova.tv.
Organizata Balli Kombëtar Demokrat (OBKD);Partia Demokratike e Diasporës (PDD);Partia e Drejtësisë (PD);Kosovaki Nevi Romani Partia (KNRP) dhe Partia Balliste (PB) nuk do të jenë pjesë e listës zgjedhore.
KQZ-ja njëherësh ka njoftuar subjektet politike (partitë politike, koalicionet, kandidatët e pavarur dhe iniciativat qytetare), të cilat duan të marrin pjesë në këto zgjedhje, se afati i aplikimit për certifikim dhe për dorëzimin e listës së kandidatëve, do të fillojë më 26 qershor.