0.3 C
New York
Monday, January 27, 2025

Buy now

Përmasat trupore të yjeve (Video)

- Advertisement -

Skena, dritat, kamera kërkojnë perfeksion. Shpesh këtë e kërkojnë edhe vetë ata që iu kanë kapur kësaj valleje. Kur marrin rrugë të paraqiten në profesionet e tyre, këngëtarët, artistët e njerëzit e televizionit synojnë të kurohen deri në detajin e fundit. Vetëm ata të cilët e kanë provuar e dinë çka është të ngushtohet beli derisa të ndalet fryma. Vetëm ata mund ta dinë se si është të mbash veshur një kostum që peshon shumë, e me orë të tëra në fytyrë të kesh qindra produkte makiazhi.

Por “hjekat” harrohen kur në mendje iu vjen qëllimi: dalja përfekte në ekran e skenë.

Të jesh njëri nga ta do të thotë që një kohë të konsiderueshme ta kaloni para pasqyrës së grimeres, e të atelieve të ndryshme. A e keni pyetur veten ndonjëherë, sa kohë mund t’i duhet dikujt të transformohet nga një njeri i thjesht e qysh e ka kriju perëndia, në një njeri që ai ëndërron të jetë? Femrat, e pse jo edhe meshkujt që kanë të tilla preferenca në paraqitje, mund ta marrin me mend. Hamendësimet e të tjerëve bien poshtë.

Ehpo, të jesh yll të përballë me sfidat më të rënda të të ekzistuarit, trasformimin në diçka të re. Gjatë viteve, një evoluim i jashtëzakonshëm ka ndodh edhe në skenën shqiptare të atyre që quhen VIP.

Shuuuumë stile të ndryshme të flokëve e grimit, e shuuumë operacione që për qëllim kanë ndryshimet estetike janë ato nëpër të cilat kanë kaluar VIP-at tanë. Shumë nga yjet kanë ndërruar hundën, kanë bërë gjoksin e vithet, e i kanë transformuar “asetet” trupore… i kanë bërë, e shumë mirë ia kanë bërë. Sot shkëlqejnë.

Ne i shohim në skena, në telefon, gjithandej. Jo shpesh na bjen t’i takojmë ata që bëjnë jetë të VIP-ave. Përmes kësaj që do ua tregojmë, do të mund edhe t’i vizualizoni. Shpesh në ekran dukesh më e gjatë, më e dobët, a më e trash. Varet kamera a të do a jo. Por Prive KlanKosova mund t’ua sigurojë edhe një detaj rreth tyre: masat trupore.

Po e nisim me Dafina Zeqirin. Këngëtarja që linjat trupore nuk ka hezituar t’i tregojë edhe me veshje goxha eksplicite, duke i ndjekur të gjitha trendet, gëzon cetimetra të këndshme kur bëhet fjalë për pjesë të ndryshme të trupit. Belin 68cm, vithet 109 cm, e gjoksin 91 centimetër, kjo e fundit e modifikuar dy herë deri më tani. Këngëtarja e shumë hiteve e e preferuara e një numri të konsiderueshëm, lirisht mund të themi që gjatë jetës ka pëlqyer të eksperimentojë.

Ashtu qysh ka kaluar nga modele të ndryshme të flokëve, stilit në paraqitje e në këngë, ka kaluar edhe në të ndryshëm centimetra. Poshtë e lartë thuhet që pos gjoksit, ajo ka ndërhyrë edhe në vithe në mënyrë që të arrihen këto linja perfekte. Gjithsesi, vlen të theksohet se krejt këto centimetra kanë qenë para se këngëtares t’i rrumbullakoset barku nga shtatzënia. Nëpër çfarë shifra do kalojë ajo pas lindjes së djalit, mbetet të shohim tek pas verës që po vjen.

Me disa centimetra më pak në të gjitha pjesët e trupit është Melinda Ademi. Në paraqitje edhe rep-artisja, ashtu siç e do edhe kënga që këndon, ka qenë gjithmonë eksplicite. Keni mundur të shihni vithet e gjoksin e saj goxha të ekspozuara gjatë paraqitjeve të saj, por jo të gjithë mund ta kenë të qartë idenë se si trupi i saj është realisht.

Beli i Melinda Ademit është 66 cm; gjoksi 87, përderisa vithet arrijnë deriiii në 104 cm. Se a ka bërë ndërhyrje a jo nuk e dimë, por sido që të jetë, këngëtarja në të gjitha klipet, paraqitjet skenike, e pozat e fotografive pa përjashtim sigurohet të jetë “hot”. Profesioni ia kërkon, kështu që Melinda me shumë gjasë do vazhdojë të jetë e tillë.

I ka këndu belit të hollë edhe në këngët e saj. Duket se Tayna para se të vendos që “lavdërohet” për belin e saj në këngë, është siguruar që të matet detajisht. Një paralajmërim i shkurtër, nga e gjithë lista e përmasave, Tayna gëzon epitetin e këngëtares me belin më të hollë. 65 cm rrumbullakohet beli i saj, përderisa vithet 90 cm shkon te gjoksi, për të arritur në vithe me 107 cm. Kjo është Tayna me përmasa trupore, as shumë as pak, e sidomos kur e merr me mend që ajo është e gjatë 1m 78 cm. Duket se ajo përmasat perfekte i ka arrit, me cilëndo rrugë që ka zgjedh, fitnes aapooo ndërhyrje. “Belhollja” e estradës, me gjasë jo rastësisht zgjedh veshje eksplicite në paraqitje. Tek e fundit, kush s’ka qejf të ketë çfarë të tregojë?

E kemi edhe një emër. Arbnora Ademi që dje festoi ditëlindjen e i mbushi plot 36 vjet. Çka mund t’i thuash Arbnorës? Aktorja që ka mbrri me talent deri në Turqi, e shpesh ndër vite, sidomooos kur i ka rënë të numërojë me pak kur e kanë pyetur sa vjet i ka, është konsideruar si një ndër femrat më të bukura shqiptare. Sido që të jetë, nuk iu ka rënë të dëgjoni më herët edhe për përmasat e saj fizike.

Bukuroshja, që e gjatë është 178cm në total, shifra e rrubullakosjes rreth gjoksit është 95cm, belit 70cm eee vitheve 105cm. Aktorja lehtësisht mund t’ia mësyjë pasarelave. Mosha as që ka rëndësi, e rëndësishme me qenë e gjatë e e hollë.

Një tjetër shembull në listën tonë është arsyeja pse shumë gra e burra e shohin televizionin të dielave. Eni Çobani, që gjyqet i kalon ëmbël, është një shembull që bukuria nuk kufizohet në përmasa. Ja që përmasat e Enit janë 100+: gjoksi 123cm; beli 103 cm; vithet 127 cm… Përshtatur me përmasa e profesion, zonja Eni e bën edhe paraqitjen e saj televizive. Veshur me një maturi, si një zonjë, këto shifrat mbesin vetëm numra. Ajo duket këndshëm, e për ata që e ndjekin: një shembull ideal që bukuria reflekton nga brenda.

Ekziston në trojet shqiptare edhe një këngëtare që nuk i intereson edhe aq paraqitja sa më e dobët. Gjoksi i Ronela Hajatit numëron 96 cm, ndërsa vithet shkojnë në 120 cm. Pavarësisht asaj, belin e ka të theksuar goxha shumë, pak nga fakti që e ka 76 cm, e pak nga veshjet që shpesh e ngushtojnë aq shumë. Pavarësisht të gjithave, paraqitja e kolme e artistes në skenë nuk ul mundësinë që të duket seksi. Ronela Hajati është unike e e veçantë, e pos këngës, të tillë e bën këngëtaren edhe paraqitja.

Më e imët fizikisht është Samanta Karavella. Këngëtarja nga Shqipëria, ndonëse nga televizioni nuk duket e tillë, veshjet nga dizanjerët i porosit në masën S. Gjoksin 89cm, belin 75 cm eee vithet 93 cm. Kjo është Samanta Karavella, që pavarësisht të gjithave nuk tregon keq e arrin të duket simpatike.

Një këngëtare tjetër nga Shqipëria, me gjatësi ideale trupore prej 170cm, është Arilena Ara. Para se të shikohet e vlerësohet për përmasat trupore, artistja të merr vëmendjen me një paraqitje të pastër në skenë, pavarësisht sa make-up ka bërë ose çfarë veshje ka zgjedh, Arilena Ara ka eshtrat prej një zonje të vërtetë.

Beli i Arilenës është 67 cm, gjoksi 90 cm, eee pjesa e vitheve deeeri në 100 cm. Si asnjëra më lartë është Arilena në paraqitjet e saj. Gërsheton të qenit seksi, zonjë e stil.

Nëse ndonjëherë e keni pyetur vetën si duket ata, që në të vërtetë duken të paprekshëm, ja ku i keni. Çka mund të themi lirisht është që “Yll” nuk të bëjnë përmasat me çfarëdo modifikimi. Yll të bën mënyra që t’i zgjedh që përmasat tua të shihen të këndshme…

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit