Prej disa javësh, Luiz Ejlli nuk është parë në gjendje të mirë emocionale. Artisti pothuajse cdo mëngjes, del në oborr, e teksa pi i vetëm kafen, shpërthen në lot.
Edhe mëngjesin e sotëm, këngëtari ka ripërsëritur të njëjtën situatë, duke shqetësuar jo pak fansat. Në lidhje me këtë gjendje të tij së fundmi ka reaguar edhe mikesha e tij, Efi Dhedhes.
Ish-banorja e BBV ka ripostuar këtë moment të artistit në Instastory-n e saj duke shkruar:
“Çfarë ke? Kaq do të doja të të pyesja”
E në fakt kjo është ajo që të gjithë duan të dinë teksa shohin Luizin në një gjendje të tillë prej kaq ditësh.