Përlotet Xhaka, rrëfen vështirësitë e fëmijërisë

- Advertisement -

Në një rrëfim të ndjerë, Granit Xhaka ka treguar përjetimet e tij si fëmijë i një familjeje emigrante.

Futbollisti shqiptar ka treguar se e ka pasur çelësin e shtëpisë që në moshën 4-vjeçare, pasi prindërit e tij duhej të punonin në 2 vende pune, për të siguruar bukën e gojës.

I përlotur dhe me zërin që i dridhet, Xhaka pohon se nuk e kishte jetën fare të lehtë.

“Prindërit e mi po punonin gjatë ditës. Punonin ekstra për të na dhuruar atë që donim… Ne kurrë nuk harrojmë nga vijmë. Gjithmonë them se kam edhe dyshime në veten. Dhe gjithmonë them se nuk mund ta imagjinoj t’i lë vetëm fëmijët, për 18 orë. T’i lë të rriten vetëm. Nëse beson në diçka dhe punon shumë, unë besoj që mund ta arrish” tha Xhaka, me lotë në sy.

 

Të ngjashme

Të fundit