17.2 C
New York
Tuesday, June 10, 2025

Buy now

Përlotet Fationi, hap zemrën për raportin me Heidin

- Advertisement -

Fation Kuqari ishte i ftuar në “Fan Club” pas daljes së tij nga shtëpia e Big Brother VIP. Teksa po shihte klipin e tij me momentet më të mira brenda shtëpisë, Fationi u përlot.

“Jam i lumtur që kam qenë pjesë e Big Brother 3, Kam shumë kujtime të lumtura dhe jam shumë krenar për veten time”, u shpreh ai.

I pyetur për marrëdhënien e tij me Heidin, për të cilën shpesh janë diskutuar që ka pasur një flirt mes tyre, ish-konkurrenti tregoi se ka pasur pëlqim nga të dyja palët, por marrëdhënia nuk eci gjatë.

“Nuk ka qenë kurrë trekëndësh. Kemi pasur një pëlqim nga të dyja anët, kemi provuar për të pasur diçka por ishte e pamundur. Jemi shkëputur pa u bërë trekëndësh gjëja. Është shumë gocë e mirë, kam respekt por nuk merreshim vesh”, tha Fationi.

Të ngjashme

Të fundit