Dy gra dhe një burrë janë përfshirë në një perleshje fizike pas një aksidenti trafiku, i cili ka ndodhur gjatë ditës së mërkurë në Prishtinë.
Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Prishtinë / 10.09.2025 – 15:50. Pas një mosmarrëveshje rreth një aksident trafiku ka ardhur deri të përleshja fizike në mes dy femrave dhe një mashkulli kosovarë. Një femër dhe një mashkull janë arrestuar në cilësinë e të dyshuarve, ndërsa një femër është intervistuar si viktimë. Me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës.