Policia në Lipjan ka konfiskuar ndaj dy të dyshuarve një shufër metalike, një sëpatë të vogël dhe dy brisqe.
Kontrolli në veturat e tyre, sipas Policisë erdhi si pasojë e një mosmarrëveshjeje verbale mes dy të dyshuarve, transmeton Klankosova.tv.
Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
“Pas një mosmarrëveshje verbale në mes dy të dyshuarve meshkuj kosovarë, gjatë kontrollit në veturat e tyre u janë gjetur dhe konfiskuar: një shufër metalike, një sëpatë e vogël dhe dy brisqe”, thuhet në njoftimin e PK-së