Në ditën kur dështoi mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Prishtinës, po raportohet se ndodhi një përleshja brenda objektit.
Siç raporton Sinjali, rasti ka ndodhur pas mbledhjes, ku i dyshuari Sami Salihu (djali i zyrtarit Feim Salihu), ka goditur me shishe kryesuesin e kuvendit komunal, Fehmi Kupina.
Klankosova.tv e ka kontaktuar Policinë në Prishtinë për ta konfirmuar incidentin dhe posa të ketë një përgjigje zyrtare, do të iu mbajë të informuar