7.1 C
New York
Tuesday, January 13, 2026

Buy now

Përleshje mes të miturve në Gjakovë, njëri theret me thikë

Një i mitur është therrur me thikë në Gjakovë.

Lajmin e ka konfirmuar Vlera Krasniqi, zëdhënëse e Policisë për Gjakovë.

“Sot më datë 13 janar 2026 , rreth orës 12:30 është pranuar informata për një përleshje fizike në rrugën “Beqir Kastrati” mes disa personave të mitur. Si pasojë e kësaj përleshjeje, njëri nga personat e përfshirë ka pësuar lëndime trupore të shkaktuara nga një mjet i mprehtë dhe i njëjti ka marrë trajtim mjekësor fillimisht në Emergjencën e Spitalit në Gjakovë dhe më pas është transferuar në QKUK për trajtim të mëtejshëm”, tha ajo.

“Njësitë relevante policore kanë reaguar menjëherë ndaj rastit dhe po vazhdojnë me veprime hetimore me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit”, shtoi Krasniqi.

Të ngjashme

Të fundit