-0.5 C
New York
Monday, February 10, 2025

Buy now

Përleshje me thika në një klub nate në Prizren

- Advertisement -

Pesë persona janë lënduar si pasojë e një përleshje me thikë në një klub nate në Landovicë të Prizrenit mëngjesin e së dielës.

Përplasja mes disa personave ka ndodhur rreth orës 03:00 të natës mes të shtunës dhe të dielës.

Dy prej të lënduarve, të cilët po ashtu janë të dyshuar për sherrin fizik, janë në gjendje të rënduar shëndetësore. Ata po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se për përleshjen në klubin e natës në Landovicë janë vënë nën pranga dy persona.

Dy personat e arrestuar me vendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë në mbajtje, njoftoi policia.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit