5.5 C
New York
Saturday, March 15, 2025

Buy now

Përleshje me armë mes disa personave në Shkup, vritet 35-vjeçari shqiptar

- Advertisement -

Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur mesnatën e të hënës në Çair të Shkupit, ku një person ka humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur.

Viktima e këtij incidenti është Hebib Bunjaku, 35 vjeçari me origjinë shqiptare nga Shkupi. Dyshohet se motivet e përplasjes mes të rinjve janë të natyrës banale, raportojnë mediat në Maqedoni.

“Më 11 shkurt 2025, në orën 00:06, është bërë denoncimi në SPB Shkup nga spitali ‘Shën Naumi i Ohrit’, ku është raportuar se dy persona, H.B. (35) dhe A.D. (35), të dy nga Shkupi, kishin mbërritur me lëndime të shkaktuara nga arma e zjarrit. Pas ndihmës mjekësore, H.B. ka humbur jetën, ndërsa A.D. ka marrë ndihmë dhe është ndaluar për mjekim”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme në RMV.

Në vijim të hetimeve, është konfirmuar se këta persona kishin marrë pjesë në një përleshje të armatosur në rajonin e Çairit.

Po ashtu, për shkak të lëndimeve nga arma e zjarrit, në kompleksin e klinikave ‘Nënë Tereza’ në Shkup është sjellë edhe një tjetër person tjetër me inicialet N.D.

Policia ka vijuar hetimet dhe në orën 01:40 ku ka arrestuar disa persona. Sipas deklaratës së Ministrisë së Brendshme, janë arrestuar shtetasit B.B. (39), N.D. (22), R.R. (41) dhe K.T. (28), të gjithë nga Shkupi, të cilët dyshohet se kanë marrë pjesë në përleshjen e armatosur.

Hetimet vazhdojnë për të zbardhur detajet e ngjarjes. Gazeta Tema

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit