8.5 C
New York
Friday, February 27, 2026

Buy now

Përleshje fizike në Prishtinë, një person bëhet për mjek

- Advertisement -

Një përleshje fizike ka ndodhur sonte në rrugën “Vëllezërit Gërvalla” në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë.

Me këtë rast, një person ka mbetur i lënduar dhe i njëjti ka marrë trajtim mjekësor.

Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar Enis Pllana, zëdhënës i policisë për kryeqytetin.

“Sot rreth orës 21:00 kemi pranuar informatën për një përleshje fizike në rrugën Vëllezërit Gërvalla në Prishtinë. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes. Nga informatat fillestare, raportohet se një person ka mbetur i lënduar, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Personat e përfshirë në rast janë shoqëruar në stacion policor ndërsa njësitet relevante janë duke u marrë me sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka deklaruar Pllana.

Të ngjashme

Të fundit