-0.8 C
New York
Thursday, January 30, 2025

Buy now

Përleshje fizike Edi vs Drilon? Përfundon miqësia, shpartallohet dyshja (Video)

- Advertisement -

Fituesi i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Driloni dhe ish-banori, Edi patën krijuar miqësi sa ishin brenda shtëpisë.

Pas daljes nga shtëpia, ishte Edi ai që shprehej se e Driloni i ngjante në veten kur ishte në moshë më të re dhe thoshte se ka pasur kontakt edhe me familjarët e këtij të fundit.

“Driloni është një tip si unë që kam qenë në moshën 17-18 vjeçare, ai nuk ka pasur asnjë arsye të ketë xhelozi në mua as unë ne të. Kam qëndruar me familjarët e Drilonit shumë e di çfarë tipi është Driloni. Ne flisnim ndonjëherë edhe me kode”, ishte shprehur Edi.

Por, iu deshën vetëm një javë që nga kjo deklaratë, të kalojë në një tjetër, duke i thënë Drilonit se ky i fundit është përdorur nga menaxheri i tij.

Madje, në një moment, Edi është shprehur se është “kapur” me menaxherin e Drilonit, përcjell Klankosova.tv.

“A e mbanë mend o Drilon Rama kur të thirra unë ty jashtë deri tek kerri se pata qejf me fol veç vet me ty, si shoqëri, me të pyet se si ke kaluar. E kur doli menaxheri yt jashtë, që t’ka përdorur si qen, a e mban mend, ti nuk e din, por krejt shoqëria ime kanë qenë aty dhe e kanë dëgjuar që të ka thirrur dhe të ka thënë “eja këtu” e ti pa pikë fjale je kthyer e ke shkuar tek menaxheri yt”.

“A e din ti se unë jam kapur me menaxherin tënd për këtë gjë, që është sjellur keq me ty, të gjithë e dinë. E në çfarë mënyre jam kapur. I kam rehatuar shoqërinë tëndë”, është shprehur Edi.

Ndërkohë, në rrjet qarkullonin fjalë se krisja mes Drilonit dhe Edit ka përfunduar edhe në përleshje fizike.

Por, Prive ka bërë të ditur se Edi këtë gjë e ka mohur përmes një mesazhi./Klankosova.tv.

 

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit