-5.3 C
New York
Tuesday, February 3, 2026

Buy now

Përleshje familjare në Ferizaj, tre të lënduar dhe një i arrestuar – konfiskohet armë zjarri

- Advertisement -

Një përleshje mes pesë personash është raportuar të hënën mbrëma në Ferizaj, ku si pasojë tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar tretman mjekësor.

Sipas informatave të policisë, rasti ka ndodhur rreth orës 21:30, pasi një i dyshuar paraprakisht kishte sulmuar fizikisht një grua, çka më pas kishte eskaluar në përleshje mes disa personave.

Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka arrestuar të dyshuarin, nga i cili është konfiskuar një pistoletë me 18 copë fishekë. Pas intervistimit dhe me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa dy të dyshuar të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, rasti është iniciuar si “dhunë në familje”.

Të ngjashme

Të fundit