13.3 C
New York
Friday, October 18, 2024

Buy now

Përleshja në fushë me tifozët e Trabzonspor, Fenerbahce merr vendimin për largimin apo jo nga kampionati

- Advertisement -

Para disa ditësh në Turqi bëri mjaft bujë përleshja e tifozerisë së Trabzonspor me futbollistët e Fenerbahce. Këta të fundit po festonin pas fitores në transfertë, kur ultrasit e kësaj skuadre mësyn në fushë për t’u përplasur fizikisht me lojtarët e Fenerbahce, me këta të fundit që iu kundërpërgjigjën me të njëjtën monedhë.

Së fundmi, 25.000 tifozë të Fenerbahce morën pjesë në mbledhjen e Asamblesë dhe kërkuan që skuadra të tërhiqej nga kampionati turk. Takimi i datës dy prill u mbajt në stadiumin “Sukru Saracouglu”, ndërsa për momentin nuk arriti në një vendim final, me takimin e radhës, që është planifikuar të mbahet në verë dhe aty do të diksutohet sërish për një braktisje të mundshme të kampionatit të sezonit të ardhshëm.

Sakaq, presidenti Ali Koc, theksoi se bëhet fjalë për një vendim ekstrem që duhet menduar mirë ndërsa shtoi se pavarësisht se është dakord me tifozët që të mos vijohet më me këtë “teatër” në futbollin turk, sërish vendimi për braktisje do të thoshte që klubi më pas të rinisë sërish nga nivelet më të ulëta.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit