Dy vëllezër janë arrestuar në Pejë pasi dyshohet se pas një mosmarrëveshje, janë përleshur mes vete.
Policia thotë se dyshohet që ka pasë edhe të shtëna me armë.
Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë, ndërsa njërit prej vëllezërve i është sekuestruar një pistoletë.
“PËRDORIM I ARMËS /DHUNË NË FAMILJE – Pejë, 30.07.2023 – 14:42. Dy meshkuj kosovarë (vëllezër), janë arrestuar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje janë përleshur ndërmjet vete, ku dyshohet se ka pasur edhe të shtëna me armë. Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë dhe nga njëri prej të dyshuarve është sekuestruar një pistoletë. Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.”