Fshati Libofshë i Fierit është një fshat i rrallë me perla të rralla kulturore. Në këtë fshat të rrallë në të gjithë vendin ndodhen 15 kisha që ndër shekuj kanë ruajtur origjinalitetin e tyre. Ndërsa për vendasit ato janë gjithçka, për vizitoret ky vend mbetet i panjohur.
At Rafael Rredhi tregon se kanë qenë banorët e zonës që edhe gjatë regjimit komunist, kur në të gjithë vendin kishat dhe xhamitë u shemben, ata nuk lejuan që kishat në fshatin e tyre të prishen por i ruajtën me fanatizëm dhe në fshehtësi u kujdesën për ikonat, afresket dhe të gjitha objektet brenda kishave.
Shën Gjergji, monument kulture, është kisha ikonë e Libofshěs, e ndërtuar në vitin 1776, plot 247 vjeçare. Bukuria, arkitektura, afresket mahnitëse të artistëve korçarë të shekullit të 18-të, Kostandin dhe Terpo Zografi e kanë bërë atë kishën më të lakmueshme për historianët, studiuesit e kulteve fetare.
Ardenica, e njohur ndryshe si monarku shpirtëror i Myzeqesë, shumë pranë Libofshës dhe poshtë tij vijnë kishat e Shën Kollit, Shën Gjergjit, Shën Kozmai, Shën Maria, dhe gjithë kishat e tjera.
Një meritë ka dhe komuniteti i Libofshës që i ka ruajtur dhe i admiron këto vlera dhe kjo nuk është rastësi, por i ka rrënjët te dashuria për kulturën dhe dijen që kulmon me hapjen e shkollës së parë shqipe në Myzeqe më 25 gusht 1908 pikërisht në Libofshë nga patriotë të zonës./rtsh.al/KultPlus.com/