Home Lajme “Përlahen” në Facebook, Boletini-Jeta Xharrës: I ke marrë nja 2.2 milionë euro nga RTK-ja

“Përlahen” në Facebook, Boletini-Jeta Xharrës: I ke marrë nja 2.2 milionë euro nga RTK-ja

0
“Përlahen” në Facebook, Boletini-Jeta Xharrës: I ke marrë nja 2.2 milionë euro nga RTK-ja

Një lajm në lidhje me fitoren e një kontesti gjyqësor në mes të emisionit “Jeta në Kosovë” dhe KPM-së me rastin e Devollit, e ka përplasur ashpër gazetaren Jeta Xharra dhe kryetarin e Bordit të RTK-së, Besnik Boletini.

Në fakt, Xharra e shpërndau një status të mbushur me akuza të Kreshni Gashit, kryeredaktorit të meduimit Kallxo, ku Gashi shtronte pyetje se pse mediet nuk kanë raportuar në lidhje me këtë fitore të emisionit kundër KPM-së në rastin e Devollëve.

“Pra RTK, kishe publik, nuk e raporton fitoren e “Jetes ne Kosove” te transmetuar ne RTK, kunder Blerim Devollit? A mos nuk e raportoni se po ju vjen keq qe e kemi fitu? More a s’jeni ju Shkumbin Ahmetxhekaj , Besnik Boletini , Arta Berisha , Rilind Gervalla Bordi e Menaxhmenti i ri qe kishe s’jeni nen ndikimin e klaneve te njejta si ai i meparshmi? Cka o ka ndodh me ju ore agjentët e ndryshimit?” – shkroi Xharra.

E me një koment pak të gjatë, i reagoi Boletini, duke ia bashkangjitur edhe linqet e raportimit të RTK-së në lidhje me këtë temë.

“Para se me shkru statusin me nje search te thjeshte e kishe gjete, por nejse. Nuk po mundet njeri me i pa krejt kanjehre” – e këshilloi Boletini Xharrën.

Por duket se këshilla e Boletinit nuk i kreu punë Xharrës, e cila në komentin pasues, foli për lista të zeza.

“Besnik Boletini qysh ne lajme pa na thirr neve mr dhane deklarate a? A na krni shti ne listr tr zeze qe s’guxon kush prej RTK me na thirr e marre deklarate prej nesh a? E prej klanit a keni marre deklarate allahile kur e paten rastin e tyre?” – pyeti Xharra.

Në replikën e tij, Boletini i tha Xharrës se duhet të kërkojë falje.

“Jeta Xharra Njehre mendoj qe duhet me kerku falje per huqjen dhe akuzen e pabaze. Per detaje tjera mundemi me fol mandej.” – shkroi Boletini.

Por Xharra ishte e vetëvendosur të mos kërkojë falje. Madje, ajo në komentin pasues bëri edhe disa pyetje të tjera.

“Besnik Boletini ty me te kerku falje qe ke shku ja ke lyp parlamentit apostafat mr jau ndalu emisioneve te pavarura mu transmetu ne rtk? Kerko falje TI qe e ki vazhdu shkollen e Blerim Devollit qe na ka qit prej rtk-se, ti gazetari i lashte investigativ qe i ke perjashtu emisionet investigative mu transmetu ne rtk! Por masi ke bo vend per seria hahahhihhi me e mashtru popullin me komedi, hallall e ki, ki mu majt nmen! Se RTK o maru per seria hahahhihihi!” – shkroi ajoi.

E në një koment tjetër më të gjatë, ai shkroi se Xharra dhe kompania e saj mediatike i ka marrë 2.2 milionë euro nga RTK-ja.

“Tendecen tane per me ndiku ne RTK e le anash, por nejse.

Jo ti pare publike nuk ke qu kerkun, por i ke marre nja 2.2 milione euro nga RTK. spo e paragjykoj se qysh, une nuk boj asi akuza me dosta e pa dosta, apo nuk po pyes mos e ke pagu si konsulent te jashtem naj kon prej drejtueseve te RTK-se ne ate kohe.” – shkroi z. Boletini./Nacionale/

 

Exit mobile version