31.9 C
New York
Thursday, June 12, 2025

Buy now

Përkundër ndalimit, Tifozat Kuq e Zi futen në stadiumin e Letonisë me flamurin e UÇK-së

- Advertisement -

Tifozat Kuq e Zi kanë vazhduar përplasjen e tyre publike me Federatën Shqiptare të Futbollit (FSHF), këtë herë në prag të ndeshjes miqësore mes Shqipërisë dhe Letonisë në Riga.

Përmes një postimi zyrtar, tifozët e përfaqësueses shqiptare kanë akuzuar FSHF-në se ka kërkuar nga autoritetet në stadiumin e Letonisë që të kryejnë kontrolle të detajuara ndaj tifozëve shqiptarë në hyrje. Sipas tyre, këto kontrolle synonin ndalimin e futjes së simboleve kombëtare, përfshirë flamurin e UÇK-së.

“Tifozat Kuq e Zi” e kanë quajtur këtë veprim të FSHF-së si një tjetër përpjekje për t’i shtypur dhe frenuar zërin e tyre, duke deklaruar se “kjo mund të jetë koha e maskarenjve, por që atdheu mbetet i shqiptarëve”.

Megjithatë, pavarësisht pengesave, tifozët shqiptarë arritën të hyjnë në stadium me simbole kombëtare dhe flamurin e UÇK-së, gjatë ndeshjes që përfundoi në barazim 1:1 mes Shqipërisë dhe Letonisë.

NativeGram placeholher

“Nuk me la të futem në shtrat”- Insajderi sjell detaje ekskluzive se si ndodhi vrasja e Gjyljeta Ukellit nga bashkëshorti i saj në Pejë

NativeGram placeholher

Vetura me vlerë mbi gjysmë milioni, ky është i riu në Kosovë që e posedon të vetmen në Ballkan.

Të ngjashme

Të fundit