2.4 C
New York
Saturday, February 1, 2025

Buy now

Përkujtohet heroi Asllan Fazliu në 23-vjetorin e rënies

- Advertisement -

Me rastin e 23-vjetorit të rënies së heroit, Asllan Fazliu, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci bashkë me kryetarin e Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, familjarë e bashkëluftëtarë të heroit, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së dhe qytetarë, kanë bërë homazhe pranë varrit të heroit Asllan Fazliu në varrezat e dëshmorëve në fshatin Gllanasellë.

Kryetari Lladrovci, ka vlerësuar lartë veprën dhe sakrificën e heroit Asllan Fazliu.

“Sot në 23 vjetorin e rënies, kujtojmë dhe nderojmë sakrificën dhe heroizmin e atdhetarit të shquar, heroit të kombit, Asllan Fazliu, njërit nga ushtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kam pasur fatin të njoh edhe si mik, shok të shkollës e ilegales, jeta dhe vepra e të cilit lidhet me ngushtë me historinë e shumë bashkëluftëtarëve tanë që dhanë jetën për lirinë e vendit”, ka thënë Lladrovci.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit