Në përvjetorin e 27-të të rënies së heroit Dr. Lec Leci-Gradica, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, së bashku me drejtorë të drejtorive komunale, familjarë dhe shumë qytetarë, kanë bërë homazhe dhe kanë vendosur buqeta me lule të freskëta pranë varrit të tij në varrezat e dëshmorëve në Marinë të Skenderajt.
Në këtë ditë të veçantë, përkujtimore, janë bërë edhe pranë varrit të dëshmorit Mehmet Saliuku në varrezat e dëshmorëve në Gllanasellë, si dhe të dëshmorit Behram Hazir Morina në varrezat e dëshmorëve në Marinë, i cili ra dëshmor më 24 shtator 1998.
Kryetari Lladrovci gjatë homazheve vlerësoi sakrificën e madhe të Dr. Lecit, duke theksuar se që nga ditët e para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, doktori ishte pranë ushtarëve dhe qytetarëve të Drenicës, duke ndihmuar në shërimin e plagëve të luftës dhe ra duke shëruar plagë të lirisë.
Lavdi jetës dhe veprës së Dr. Lec Gradicës!
Lavdi heronjve, dëshmorëve dhe gjithë të rënëve të kombit!