28.5 C
New York
Friday, September 20, 2024

Buy now

Përkujtohet 26 vjetori i Betejës së Likoshanit dhe Çirezit

- Advertisement -

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, bashkë me kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi, drejtues të komunës së Skenderajt, deputetë e asamblistë, familjar të dëshmorëve, invalidë dhe veteranë të UÇK-së, drejtorë e zyrtarë komunal dhe qytetarë të shumtë, përkujtuan heronjtë, dëshmorët dhe martirët e Likoshanit e Çirezit, duke vënë buqeta me lule të freskëta pranë varrezave të dëshmorëve e martirëve të këtyre dy fshatrave.

Kryetari Lladrovci, theksoj se Beteja e Likoshanit dhe e Çirezit, mbetet në kujtesën tonë gjithmonë, pasi që forcat serbe në këto dy fshatra, kryen masakrat me të mëdha dhe deri më sot asnjë nuk është ndëshkuar, as planifikuesit e as ekzekutuesit. Me nderimet me të thella, kujtojmë heronjtë, dëshmorët dhe martirët e Likoshanit dhe Çirezit.

Lavdi e përjetshme për të gjithë heronjtë, dëshmorët dhe martirët e kombit!

Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit