Sot, bëhen 24 vite nga rënia heroike e pjesëtarëve të Brigadës 111 “Adem Jashari”, Xhevat e Bedri Demaku dhe Imer Shala.
Në nderim të sakrificës së tyre, sot ka qëndruar për homazhe në Abri, delegacioni i Partisë Demokratike të Kosovës, i prirë nga Sekretari i Përgjithshëm Bajrush Xhemaili dhe Nënkryetarja Vlora Çitaku.
Xhevat e Bedri Demaku dhe Imer Shala luftuan për çlirim dhe u flijuan në mbrojtje të atdheut, duke u përjetësuar bashkë me të gjithë dëshmorët e heronjtë tjerë të vendit, që dhanë çdo gjë nga vetja për të përmbushur misionin për Kosovën e lirë dhe të pavarur.
Lavdi jetës dhe veprës së dëshmorëve të kombit Xhevat e Bedri Demakut dhe Imer Shalës! 🌹