Në 26-vjetorin e rënies sot janë përkujtuar në Sllatinë të Kaçanikut gjashtë dëshmorë dhe 13 martirë.
Komuna e Kaçanikur bën të ditur se pranë vendit të rënies dhe tek varrezat e dëshmorëve janë vendosur lule të freskëta, si dhe u bënë homazhe në nderim të të rënëve.
Kryetari i komunës Besim Ilazi, në fjalën e mbajtur në manifestimin përkujtimor, tha se këta “dëshmorë e martirë na mundësuan neve që të jetojmë të lirë, të cilët ishin të pathyeshëm për idealin e tyre”.
Gjashtë dëshmorët e rënë janë Ramadan Xhokli, Isen Elezi, Shaban Elezi, Naim Beka, Agim Matoshi dhe Avi Shehu. Ndërsa, 13 martirët e rënë janë Rrahman, Brahim, e Habib Lami, Jakup, Mahmut e Ilir Caka, Sabri, Kemajl e Izahir Salihu, Vesel e Nazmi Elezi, Qemajl Deda e Shiqeri Halili, në 26 vjetorin e rënies.