Kandidati për deputet nga radhët e PDK-së me numrin 96, Lulzim Nika, ka thënë se Arllati, Lagja Bytyqi, Gjergjaj dhe Llapushniku kanë qenë dhe janë bastione të PDK-së sot, sikur që dje ishin fortesa të pamposhtura të UÇK-së.
Në këtë drejtim, ai ka thënë se është duke parë përkrahje të madhe ngado për Bedri Hamzën kryeministër!
“Përkrahje e madhe ngado për Bedri Hamzën kryeministër! Faleminderit për mbështetjen tuaj të pakursyer për kandidaturën time! Do të jemi zëri juaj në Kuvendin e Kosovës!”, ka thënë Nika.
#PDK131✅
#BedriHamza1✅
#LulzimNika96✅