Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka thirur një konferencë të jashtëzakonshme për media pas raportit të fundit të Reporterëve pa Kufij ku tregohet se Kosova ka shënuar rënie alarmante në indeksin e lirisë së mediave.
Konferenca mbahet në orën 12:00 para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Postimi i plotë i AGK:
Të nderuar kolegë,
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ju fton të merrni pjesë në një konferencë të jashtëzakonshme për media që do të mbahet sot, 02 maj, nga ora 12:00, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës.
Para medieve do të flasë kryetari i AGK-së, Xhemajl Rexha, i cili do të adresojë rangimin e fundit të Indeksit të Lirisë së Mediave, të Reporterëve Pa Kufij.
Ju mirëpresim!