6.9 C
New York
Wednesday, February 26, 2025

Buy now

Përjashtimi nga paga minimale, veteranët paralajmërojnë protesta

- Advertisement -

Veteranët e UÇK-së kanë paralajmëruar protesta në rast se miratohet në Kuvend Projektligji për Pagën Minimale, sipas versionit të Qeverisë. Ata po kërkojnë që rritja e pagës minimale të përfshijë edhe këtë kategori.

E ky ‘kërcënim’ mund të bëhet realitet nëse në Kuvend miratohet projektligji për rritjen e pagës minimale, sipas të cilit, veteranët e UÇK-së përjashtohen nga kjo rritje.

Kështu konfirmon për GazetaBlic ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku.

“Nëse e ndryshojnë ligjin me hek atë nen që po pretendon qeveria, natyrisht që do të ketë protesta”, deklaroi Klinaku.

Por, sipas Klinakut, ata nuk do të tërhiqen nga kërkesa e tyre.

Kuvendi i Kosovës para pak ditësh  ka diskutuar  për projektligjin për pagën minimale.

Ky projektligj ka ngjallur debate e reagime të shumta nga pozita e opozita, ku këta të fundit janë deklaruar se nuk do të votojnë PËR, në rast se aty nuk përfshihet rritja e pensioneve për veteranët dhe disa kategori të tjera.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit