8.8 C
New York
Thursday, November 28, 2024

Buy now

Përjashtimi nga “Defender Europe 2023”, Mehaj: Ushtria jonë është ngritur me mbështetjen e ShBA-ve

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, deklaroi se partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i përjetshëm, i tillë ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë.

Ai tha se ushtria e Kosovës është ngritur para së gjithash duke pas mbështetje të fuqishme nga ShBA-të.

Mehaj ka shtuar se anëtarësimi i Kosovës në NATO mbetet prioritet sepse vetëm në këtë mënyrë mund të ketë paqe të qëndrueshme.

“Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës është i përjetshëm, i tillë ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë.

Ushtria jonë është ngritur para se gjithash duke pasë mbështetje të fuqishme nga ShBA-të, jam i bindur që zhvillimi i mëtutjeshëm i yni do të vazhdojë edhe më tutje.
Ne ndajmë vlera dhe parime të njëjta, paqe dhe siguri për të gjithë pa dallim. Anëtarësimi ynë në NATO mbetet prioritet për ne sepse vetëm kur të arrihet kjo mund të kemi paqe të qëndrueshme”,  ka shkruar Mehaj në Facebook.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit