Shteti Forcës së Sigurisë i kishte dhënë pesë vjet më herët mandat ushtarak, do të bëhej për herë të dytë nikoqire e stërvitjes më të madhe ushtarake ndërkombëtare “Defender Europe 23”.
Me këtë rast do të validoheshin kapacitetet e dy regjimenteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, e po ashtu do të tregohej shkalla e ndërveprimit ushtarak, përkrah forcave të shteteve partnere.
Sikurse ishte planifikuar gjithçka edhe po ecte, në Kosovë zbarkuan njësi ushtarake nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipëria, Maqedonia e Veriut si dhe ekipe nga Kroacia dhe Turqia.
Por kur pothuajse ushtrimi po mbaronte e ishte dhënë edhe data e ditës së hapur me personalitetet e shquara, gjithçka u përmbys.
Një email në orët e vona të natës, nga Ministria e Mbrojtjes pa shumë detaje lajmëroi se për shkak të situatës në veri, aktiviteti në Babaj të Bokës në Gjakovë ishte anuluar.
Por menjëherë të nesërmen, kryelajmet e mediave po njoftonin së mosndëgjueshmëria ndaj ndërkombëtare për veriun, po ndëshkohej me përjashtim të Kosovës nga Defenderi.
“Gjatë vitit 2023 realizuar me sukses ushtrimi fushor Defender Europe 2023, dhe me këtë rast është validuar një regjiment i këmbësorisë i FSK-së. Ajo që është ndërprerë ka qenë vetëm dita e personaliteteve të shquara, open day që personalitetet ndërkombëtare dhe vendore të kenë mundësinë të shohin ushtrimin në vendin e ngjarjes, mirpo pjesa tjetër ka vazhduar sipas planifikimit, qëllimi i defenderit është arritur dhe po vazhdojmë përgatitjen për pjesëmarrje në defenderin e ardhshëm”, kanë thënë nga Ministria e Mbrojtjes.
Por për dikur Komandantin e FSK-së, gjeneralin Kadri Kastrati, Defenderi assesi nuk ishte dështim ushtarak por veç politik.
“Unë e kam pa si dështim politik jo ushtarak sepse për shkak të kërkesave të faktorit ndërkombëtar atë kohë drejt qeverisë dhe drejt Republikës së Kosovës, Shtetet e Bashkuara politikisht kanë dasht ta ndëshkojnë Kosovën me gjoja, mospërmbylljen e këtij ushtrimi fushor. Por unë mendoj se defenderi e ka arritë qëllimin e vetë, ushtrimi ka përfundu me sukses dhe ata pjesëtarë të Ushtrisë së Kosovës kanë marr praktikën, njohuritë, eksperiencën e duhur, se si organizohet dshe ekzekutohet një ushtrim jashtëzakonisht i madh me shumë kombe pjesëmarrëse”, ka thënë Kastrati.
Përndryshe atë botë ambasadori amerikan Jeffery Hovenier pati deklaruar se anulimi i pjesëmarrjes së Kosovës në stërvitjet “Defender Europe 2023” ishte pasoja e parë për Qeverinë e Kosovës në drejtimin e mosuljeve të tensioneve në veri të vendit.