-6.7 C
New York
Tuesday, January 21, 2025

Buy now

Përjashtimi nga “Defender 2023”, Berisha: Kosova humbi shansin të certifikonte ushtrinë

- Advertisement -

Ish-komandati i UÇK-së, Hisen Berisha ka deklaruar se Kosova me përjashtimin nga Defender 2023, humbi mundësinë e saj për të certifikuar ushtrinë.

Sipas Berishës kjo mund të jetë edhe një nga arsyet se përse ministri i mbrojtjes Armend Mehaj vendosi të japë dorëheqjen.

“Ne ishim shteti i vetëm apo forca e vetme që u penalizua në Defender 2023 dhe ishim shteti i katërt në botë nga 25 shtete që merrnin pjesë që kishim numrin më të madhe të ushtarëve. Fakti që ne u përjashtuam dhe u penalizuam nga ky formacion ka bërë që Mehaj të shqetësohej.

Ai e di mirë se çfarë do të thotë përjashtim. domethënë humb shansin e validimit të certifikimit të kapaciteteve tona ushtarake për të qenë pjesë interoperative e operacioneve ndërkombëtare”, tha Berisha në Euronewsal.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit