-6.4 C
New York
Monday, December 23, 2024

Buy now

“Përjashtimi i veteranëve të UÇK-së nga rritja e pagës minimale është vendimi më i keq i kësaj qeverie”

- Advertisement -

Derisa qeveria ka marr tashmë vendim për rritjen e pagës minimale nga 250 në 350 euro, të njejtin nuk do ta gëzojnë veteranët e UCK-së, ata tashmë janë përjashtuar nga kjo rritje.

Ekspertët e vlerësojnë si veprim shumë të rënd përjashtime e tyre nga kjo rritje, kategori kjo me meritorja për lirinë që gëzojmë sot.

Agim Shahini, kryetar i AKB-së thotë se e ka përjatuar shumë rëndë përjashtimin e kategorisë më meritore nga kjo rritje e pagave.

“Duke ju falenderuar gjakun dhe sakrificës së tyre ne sot gëzojmë lirin, ndërsa ne sot i kemi përjashtuar ata nga rritja e pagës minimale që është e drejtë e tyre legjitime që ta kenë një pensiomn të dinjitetshëm dhe ky është vendimi më i keq i kësaj qeverie” ka pohuar Shahini.

Në anën tjetër, profesori Ujkan Bajra ka thënë se në rastin e veteranëve është aplikuar politikë përjashtuese ndaj kategorisë më meritore të kësaj shoqërie.

Ndryshe mendon profesori, Medain Hashani I cili ka propozuar për veteranët e UCK-së të ndryshohet dhe që kjo kategori most e jetë pjesë e ligjit që trajtohen si pagë minimale.

“Unë kisha thënë që më së miri është që ndryshohet ligji i veteranëve dhe që atyre me ligj tu njihet veprimtaria e tyre clirimtare si kontributë shtetror dhe që bazën ta ketë tek paga minimale dhe tu lejohet që edhe të punojnë por jo me quajt paga e veteranëve por të quhet kontributë shtetor dhe këtë të drejtë nuk ka kush që ua mohon luftëtarëve”, ka shtuar Hashani në emisionin EURO n’T7.

Arsyetimi i qeverisë për përjashtimin e veteranëve të UCK nga paga minimale ka qenë rritja e madhe e Kostos finaniciare me mbulimin e pagave të tyre

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit