Papu Gomez, aktualisht i pezulluar për shkak të dopingut, ishte një nga pikat e referimit dhe ndër lojtarët më të dashur të kombëtares argjentinase.
Ai u bë i madh pas triumfit historik në Kampionatin Botëror të Katarit 2022. Pas asaj fitoreje, Papu nuk u thirr më kurrë nga Lionel Scaloni dhe kjo para pezullimit për doping, që i dha fund karrierës së tij dhe kjo kishte të bënte edhe me Leo Messin.
Në Argjentinë, gjatë programit ‘A la Tarde’, u zbulua se çfarë ndodhi në dhomat e zhveshjes argjentinase dhe arsyeja e largimit të ish- lojtarit të Atalantas.
Duket, sipas asaj që u raportua gjatë programit, vendim ka të bëjë edhe me Leo Messin, gjë që u miratua edhe nga dhoma e zhveshjes.
Sipas raportimeve, dënimi për Papun, erdhi pasi ai në një festë në dhomat e zhveshjes pas fitores kundër Holandës në Kupën e Botës në Katar, përmendi gruan e Messit.