19.3 C
New York
Tuesday, August 26, 2025

Buy now

Përjashtimi i gjashtë redakatorëve të RTK-së nga moderimi, Tahiri: Terror politik, RTK-në po e bëjnë zëdhënëse të qeverisë

- Advertisement -

Përjashtimi i gjashtë redaktorëve nga moderimi i emisioneve nga menaxhmenti i RTK-së në dorë të Vetëvendosjes, ka zgjuar reagime edhe të rrafshit politik, për çka Abelard Tahiri i Partisë Demokratike të Kosovës e quajti “terror politik”.

Tahiri tha se RTK-ja po kthehet në “zëdhënëse të qeverisë” ndërsa pushteti po i hesht zërat kritikë “një nga një”.

Postimi i plotë:

RTK nën terror politik!

Gazetarët e emisioneve kryesore u përjashtuan arbitrarisht nga moderimi – pa paralajmërim dhe në kundërshtim me ligjin. Ky është presion i hapur politik dhe goditje ndaj fjalës së lirë.

RTK po kthehet në zëdhënës të qeverisë, ndërsa zërat kritikë po heshten një nga një.

Ky pushtet po i numëron ditët e fundit. Shumë shpejt, transmetuesi publik dhe mediat tona do të jenë të lira nga terrori politik dhe në shërbim të qytetarëve!

Të ngjashme

Të fundit