29.7 C
New York
Tuesday, August 26, 2025

Buy now

Përjashtimi i 6 gazetarëve të RTK-së nga moderimi, Hoti: I censurojnë që e kritikojnë pushtetin, i favorizojnë ata që i miklojnë ministrat në intervista

- Advertisement -

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka reaguar për përjashtimin e gjashtë gazetarëve të RTK’së nga moderimi i emisioneve. Të cilët kanë pohuar se kanë marrë paralajmërime saherë që kanë intervistuar njerëz të pushtetit.

Në reagimin e tij, Hoti tha se “i censurojnë gazetarët që e kritikojnë pushtetin, ndërkaq i favorizojnë ata që i miklojnë ministrat në intervista”.

“Kjo qasje është e papranueshme, është kundër parimeve të funksionimit të mediumit publik të pavarur. Kjo qasje zbatohet në mediumet publike të regjimeve jodemokratike”, deklaron Hoti.

“Ata zyrtarë të lartë të RTK-së, që po i marrin këto vendime të marra, e dinë se po bëjnë shkelje ligjore. Çfarë zori kanë që lejojnë të instrumentalizohen në këtë mënyrë nga pushteti, do ta marrim vesh me kohë.

Por ligjit nuk i shpëtojnë, sado me vonesë. Lista është bërë e gjatë e atyre që do të mbajnë përgjegjësi për këto shkelje”, shton ai.

Të ngjashme

Të fundit