-0.3 C
New York
Monday, February 3, 2025

Buy now

Përhapja e lajmeve të rreme për luftën në Ukrainë, Rusia gjobit me 4 milionë rubla Google

- Advertisement -

Rusia ka gjobitur Google me 4 milionë rubla (50,000 dollarë) për dështimin e kompanisë për të fshirë atë që e përshkruan si informacion “të rremë” në lidhje me “operacionin e saj special në Ukrainë”, siç e quan Moska pushtimin, shkruan The Guardian.

Sipas Tass,  shërbimi rus i mbikëqyrjes së komunikimeve kishte njoftuar tashmë se po merrte masa për të ndëshkuar Google për “përhapjen e lajmeve të rreme” në YouTube.

Sipas Moskës, Google ka shpërndarë të dhënat e pasakta për humbjet e trupave ruse dhe viktimat civile në Ukrainë, si dhe video në YouTube të prodhuara nga grupe ukrainase si batalioni nacionalist Azov./abcnews.al

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit