5.7 C
New York
Monday, November 25, 2024

Buy now

Përgjimet, sherr në Kuvendin e Kosovës/ Maliqi: Vetëvendosja ka bashkëpunuar me një terrorist. Berisha: Të hetohet Mimoza Kusari

- Advertisement -

Parlamenti i Kosovës është përfshirë në një sherr, për shkak të publikimit të audio-përgjimit mes kryetares së grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Mimoza Kusari Lilës dhe Milan Radojiçiç.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha duke komentuar këto zhvillime në Kosovë, tha se Kusari ka diskutuat më Radojiçiç për çështje të ndjeshme, siç janë dhe veteranët e luftës.

Gjatë intervistës në “Ora e Fundit”, Berisha tha se organet hetimore duhet të hetojnë këtë përgjime dhe Kusari të japë llogari para organeve ligjzbatuese.

“Mungesa e tyre ishte e pritshme. Ajo ka bërë komunikime të vazhdueshme, dhe ka bërë për çështje të ndjeshme siç janë veteranët. Tmerruese duhet të jetë duartrokitje dhe entuziazmi që shfaqën deputetë e Lëvizjes Vetëvendosje. Nuk mund t’i gëzohesh një situate, ku është komunikimi me Radojiciç. Ai nuk ka kryer shkollë, as fillore. Janë negociuar politika qeverisëse. Komunikimi me këtë është ndërlidhje e drejtpërdrejtë me Beogradin. Organi I akuzës duhet të veprojë dhe kjo duhet të përballet me drejtësinë. Duhet të kryhen hetime. Ka cenuar besueshmërinë e institucioneve. Meqë ata e bojkotuan seancën, unë mendoj se krahas inicimit të hetimor parlamentar, që në fakt s’ka kohë, atëherë unë mendoj se duhet të veprojë organe e hetuesisë dhe inteligjenca. Qëndrimi ynë i prerë nuk vazhdojmë të bashkëpunojmë në agjendën e sa këekuam të shkarkohet nga kryetarja e grupit parlamentare “, tha ai.

Analistja Afërdita Maliqi u shpreh se në kohën kur janë bërë  komunikimet e Mimoza Kusari Lilës me Radiojiçiç, ky i fundit ka qenë i klasifikuar në listën e zezë të shpallur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Sipas saj, Kusari ka bashkëpunuar me një terrorist dhe kjo është shumë e rëndë për institucionet e vendit.

“Kur janë bërë ato incizime, Radojiçiç ka qenë i shpallur në listën e zezë të Amerikës. Ai qëndron pas sulmit në Banjskë. Ka bashkëpunuar me një terrorist. Kemi një parti që ka bashkëpunuar me një njeri, i cili ka qenë në listën e zezë të SHBA”, tha ajo.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit