-6.7 C
New York
Tuesday, January 21, 2025

Buy now

Përgjimet që pritet ta çojnë ministren Rozeta Hajdari në burg: “Ridvan dallaverxhia” që e ushqen Kurtin, sekser i vajit në Poloni

- Advertisement -

Të shqetësuar thellë e duke folur vesh më vesh, dy zyrtarë shtetërorë në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, flasin se si është kontraktuar e paguar vaji për Rezervat Shtetërore nga Polonia prej kompanisë Xanto, që është veçse një start-up polak dhe s’e ka as në rangun e aktiviteteve tregtimin e vajit: Mall ky i blerë por që nuk ka ardhur as njëherë. Gazetari i Nacionales Berat Buzhala ka siguruar një audio-regjistrim të kësaj bisede, identitetet e të cilëve s’i ka zbuluar, por edhe me intervenim në zë që identiteti i tyre të mos bëhet e ditur.

Gazetari Buzhala e nis duke folur për bisedën e zyrtarëve të MINT teksa shpegon se “Këtu janë nja dy-tre zyrtarë të shtetit të frikësum t’uj fol me njëri tjetrin, t’uj thanë që keq do m’u ba se s’ka ardh malli; na kanë qitë me nënshkru, Rozeta Hajdari, llogaria bankare, Ridvani dallaverxhia”.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit