Netflix planifikon të adresojë shkëmbimin e fjalëkalimeve duke filluar nga viti i ardhshëm. Pasi ju dha përdoruesve mundësinë për të transferuar profilet e tyre në llogari të reja, platforma streaming thotë se do të ofrojë përdoruesve të krijojnë nën-llogari vitin e ardhshëm.
Në tre mujorin e fundit platformat shtoi 2.4 milionë abonentë të rinj dhe së fundi planifikon të ofrojë një plan të ri me reklama për ata që nuk duan të paguajnë abonimin premium.
Gjatë këtij viti Netflix raportoi humbje abonentësh për herë të parë pas 10 vitesh ku numri i tyre ra me 1.3 milionë në SHBA dhe Kanada dhe 1 milionë në mbarë botën.
Për të kompensuar humbjen e të adhurave, Netflix gradualisht ka provuar të largojë abonentë nga shkëmbimi i fjalëkalimeve. Kompania bëri testime në Kili, Kosta Rika dhe Peru duke ju kërkuar përdoruesve të paguajnë ekstra për një llogari dytësore nëse Netflix mësonte se dikush tjetër jashtë familjes së tyre e përdor llogarinë.
Kësaj jave prezantoi planin Basic prej 6.99 dollarësh dhe do të ofrohet fillimisht në Australi, Brazil, Kanada, Francë, Gjermani, Itali, Japoni, Kore, Meksikë, Spanjë dhe Britani.
Netflix ka bashkëpunuar me Microsoft për të treguar reklama si pjesë e këtij plani prej 15 deri në 30 sekonda. Përdoruesit e Basic nuk mund të shkarkojnë asgjë në pajisje dhe të shohin përmbajtje në formatin HD. /PCWorld Albanian/