0.5 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Përgënjeshtrohet Kurti, deputeti i PDK-së e viziton natën rrugën Prishtinë – Podujevë: Askush s’po punon

- Advertisement -

Deputeti i PDK-së, Hysen Berisha, ka përgënjeshtruar kryeministrin Albin Kurti, cili ka thënë se punimet në rrugën Prishtinë – Podujevë po zhvillohen edhe natën.

Deputeti i PDK-së mbrëmë ka vizituar këtë rrugë dhe ka postuar fotografi duke treguar se askush nuk është duke punua aty.

Berisha ka akuzuar kryeministrin Kurti se mbrëmjen e të enjtes ka detyruar punëtoret e kompanisë punëkryese të ndezin makineritë dhe të improvizojnë sikur po punohet në tre turne.

Rrena i ka këmbët e shkurta”, thotë populli. Mjaft me gënjeshtra e mashtrime Kryeministër! Mbrëmë pas seancës së turpshme, ku iu hakmore Veteranëve të Luftës së UÇK, (me dy ligje imorale), me veprim populist bëre një gënjeshtër të madhe. Me shpurën tënde të mashtruesve, improvizuat një vizitë në lotin, ku po kryhen punime, në rrugën Bardhosh, Trudë, Lebanë, Besi, Kulinë, Lupq i Poshtëm, Shakovicë, Lluzhan, në Aksin Prishtinë- Podujevë, (duke i detyruar punëtoret e kompanisë punëkryese, të ndezin makineritë dhe të improvizojnë, sikur po punohet në tre turne)”, ka shkruara ai në profilin e tij në Facebook.

Berisha ka vlerësuar se shefi i qeverisë nuk ka thënë të vertetën për punimet në këtë rrugë.

Sonte e vizitova Podujevën, e në periudhën kur fillon turni i tretë, nga ora 22, deri 01h, pas mesnate, vizitova lotet ku po kryhen punimet. Për kureshtje ti bëra disa fotografi e video dëshmi. Nuk po u punuaka në turn të tretë, Kryeministër! E tani po e shoh se as në rrugën Klinë – Gjakovë, në lotin Rakovinë – Kodra e Becit, nuk po punohet, as në dy turne së paku. Si mashtrues patologjik, po e dini se po hyjmë në vit elektoral, e tani po mundoheni ti rrisni investimet publike, që i keni penguar e ndaluar, për tre vite. Veprim tipik prej mashtruesi. Jo, Kryeministër! Nuk do të lejojmë ti mashtrosh qytetarët më! As edhe ata që ju i quani “analfabet funksional”, se ky popull i vuajtur për liri e mirëqenie, nuk meriton të mashtrohet”, ka shkruara ai.

Mbrëmjen e të enjtes, pas seancës se Kuvendit të Kosovës ku pati përleshje fizike të deputetëve, kryeministri kishte vizituar këtë rrugë.

Në profilin e tij në “Faceboook”, ai kishte postuar edhe një video ku shihej se punimet po vazhdonin edhe natën.

Po vazhdojnë punimet me intensitet të lartë në rrugën Prishtinë – Podujevë. Sonte jemi në terren, për të parë nga afër punën që po bëhet edhe në orët e vona të natës e pas mesnatës. I falemnderoj punëtorët e inxhinerët që nuk po ndalen ditë e natë për ta përfunduar këtë rrugë në afat!”, kishte shkruar Kurti.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit