13.5 C
New York
Saturday, April 19, 2025

Buy now

Përgatitjet për seancën e parë të Kuvendit: Konjufca pret në takim përfaqësuesit e partive

- Advertisement -

Me fillim nga ora 12:00, Glauk Konjufca do të pres në takim përfaqësuesit e partive politike parlamentare.

Kjo me qëllim të realizimit të përgatitjeve për seancën e parë konstituive.

Ftesa ishte dërguar për partitë javën e kaluar, dhe deri më tash asnjë parti nuk ka bërë të ditur për refuzimin e saj.

Seanca e parë udhëhiqet nga deputeti më i vjetër dhe ai më i riu në sallën e Kuvend.

Seanca e parë do të mbahet më 15 prill, pra saktësisht sot një javë.

Data për seancën u caktua nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

LVV-ja ka marrë 42.30% të votave dhe do t’i ketë 48 ulëse në Kuvendin e Kosovës, sipas rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Partia Demokratike e Kosovës ka marrë 20.95% të votave (24 deputetë), ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës 18.27% (20 deputetë). Koalicioni i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës me Nismën dhe të tjerët ka marrë 7.06% të votave (8 deputetë – 5 AAK, 3 Nisma).

Ftesa e Kurtit për takim me Abdixhikun

Vetëm disa ditë më parë, brenda radhëve të Vetëvendosjes mbizotëronte një bindje e padiskutueshme: numrat për formimin e Qeverisë Kurti III, me mbështetje nga pakicat, ishin të siguruar. Megjithatë, ajo që doli dje nga komunikata e mbledhjës së djeshme të Këshillit të Sigurisë, dha sinjale se Kurti po përgatiste terrenin për një konfigurim të ri politik – të trokasë në dyert e një partie ndaj së cilës artikuloi disa nga akuzat dhe ofendimet më të rënda në muajt e fundit.

Ajo që u përçua në mënyrë implicite nga mbledhja e Këshillit të Sigurisë, ishte se lideri i subjektit që doli me përqindjen më të lartë nga zgjedhjet e 9 shkurtit, s’i ka të gjitha votat e deputetëve nga komunitetet jo-shumicë.

Beogradi zyrtar u akuzua për ndërhyrje të drejtpërdrejtë mbi përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë e joserbe – me qëllim të sabotimit të formimit të institucioneve të legjislaturës së re.

Në të njëjtën ditë, Kurti rezulton se kishte nisur një letër në adresë të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku – partia e të cilit siguroi 20 ulëse në Kuvend.

Në letrën e nënshkruar nga lideri i Vetëvendosjes, Abdixhiku ftohet në një takim, të mërkurën më 9 prill apo të enjten më 10 prill.

LDK-ja nuk vonoi të riafirmonte refuzimin e saj të përsëritur që, sipas zyrtarëve të kësaj partie, nuk do të kishte minimumin e sensit kur vije nga “përçarësi më i madh politik në hapësirën mbarëshqiptare.”

Ndërkohë, Nacionale mësoi përmes burimeve se Partia Demokratike e Kosovës, e cila doli forcë e dytë me 24 ulëse, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, nuk kanë pranuar ndonjë ftesë për takim nga Kurti.

Të tria partitë opozitare kanë qëndruar konsistente në refuzimin kategorik të një koalicioni të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje – si para ashtu edhe pas zgjedhjeve.

Ndërkohë, kandidati i PDK-së për kryeministër në zgjedhjet e 9 shkurtit, Bedri Hamza, bëri me dije javën e kaluar se është në diskutime më të gjitha partitë opozitare për formimin e qeverisë së re, në rast se Vetëvendosje nuk i ka numrat.

Hamza është shprehur i gatshëm të marrë përgjegjësi në formimin e qeverisë, nëse LVV-ja dështon.

“Po, jemi në biseda. Dhe fatbardhësisht asnjë barrierë në komunikim me asnjë parti politike nga ana ime nuk ekziston. Jam i gatshëm me të gjithë me bisedu. Jemi në biseda edhe LDK, edhe AA, edhe me Nismën dhe me subjektet tjera”, ka thënë ai.

Konsistent në qëndrimet kundër një bashkëpunimi me Vetëvendosjen ishte edhe AAK-ja, me kryetarin e kësaj partie që deklaroi në disa raste se ata janë të gashtëm vetëm për një qeveri të opozitës.

“Është në nderin tim të ndihmoj një qeveri të opozitës, assesi me Vetëvendosjen, me zotin Kurti. Me kënaqësi kishim bashkëpunu me subjektet politike opozitare, shqiptare. Jemi të gatshëm, pa asnjë kusht. Shpresoj që të krijojmë qeverinë si opozitë” – ka thënë ai.

Të ngjashme

Të fundit