14.1 C
New York
Friday, November 15, 2024

Buy now

Përgatitja e ajvarit e turshive – Pak interesim e ankesa shumë për ngritje të çmimeve

- Advertisement -

“Tregu i Gjelbër” në Prishtinë ishte i mbushur me speca, por blerës nuk kishte edhe shumë edhe pse fillimi i shtatorit rëndom është koha kur familjet kosovare përgatisin ajvar e turshi.

Qytetarë që folën për Ekonomia Online u ankuan për shtrenjtim të çmimeve, ndërsa tregtarët thonë se çmimet sivjet janë pak më të larta për shkak të mungesës së rendimentve për shkak të temperaturave të larta që mbretëruan këtë verë.

Tregtari Beqir Avdiu thekson se ka pak interesim nga qytetarët për t’u furnizuar me speca. Thotë se arsyeja e ngritjes së çmimeve është për shkak të mungesës së prodhimit.

“Nga viti i kaluar ka një ndryshim, sepse prodhimi është më i vogël si vjet, temperaturat e kanë bërë të veten, rendiment ka më pak dhe për këtë arsye ka edhe ngritje të çmimeve, por jo edhe shumë diferencë e madhe, por edhe mall kualitet këtë vit nuk ka pasur. Speci i kuq i ajvarit ka qenë 1 euro sivjet është 1.30 dhe kjo është diferenca, ndoshta është pak herët por edhe pak temperaturat e larta dhe shitje shumë jo shumë siç kemi dëshirë ne tregtarët”, u shpreh ai, teksa thotë se qytetarët ankohen për shtrenjtim të çmimeve.

“Ankesa për çmime ka gjithmonë edhe nëse shiten nga 50 cent për kilogram prapë mund të thonë se janë shtrenjtë, por kemi klientë të rregullte sepse jemi tregtarë të vjetër dhe mundohemi që mallin t’a marrim sa më të mirë dhe prodhim vendor, duke filluar nga Krusha e Madhe specat e kuq, nga Llapi i marrim sumborkat”, u shpreh ai.

Ndërsa tregtari tjetër, Adem Hoti thotë se çmimet këtë vit nuk janë aq të shtrenjta.

“Shitja mirë është duke shkuar ka të interesuar, çmimet janë stabile nuk janë të shtrenjta, konsumatorët po ndahen të kënaqur, e provojnë ju pëlqen dhe e blejnë, thesi i turshive është 2 euro, por mundemi me bë edhe zbritje deri në 1.80”, u shpreh ai.

Ankesa për çmime të shtrenjta ka qytetari Kadri Jashari. Ai thotë se këto produkte janë më shtrenjtë se në shtetet perëndimore.

“Specat akoma nuk i kemi blerë, sepse është akoma herët dhe mund të prishen dhe janë shtrenjtë me të vërtetë sepse dikush i ka 100 euro, ilaçe nuk i mjaftojnë dhe jo për tjetër gjë. Më shtrenjte janë këtu se në shtetet e jashtme, çmimi më vonë mund të bëhet edhe më shtrenjtë, ne i marrim të gjitha duke filluar nga domatet, specat, qepë, lakër por me këto paga janë shtrenjtë”.

“Tregtarët tanë e kanë zakon si në çdo festë, për Bajram në vend se të lirohet diçka këta i ngritin edhe më lartë, por populli jonë i fortë i përballon të gjitha, në fund të muajit ne fillojmë me i përgatitë turshitë”, thotë Jashari.

 

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit