14 C
New York
Tuesday, March 11, 2025

Buy now

Përfundon votimi në Turqi, asnjë rezultat s’guxon të raportohet disa orë pas mbylljes së vendvotimeve

- Advertisement -

Në Turqi ka përfunduar procesi i votimit për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Sipas ligjit turk, raportimi i çdo rezultati është i ndaluar deri në orën 21:00 me kohën lokale, raporton The Guardian.

Pra, deri më vonë sonte, duhet të ketë një tregues të nëse njëri nga kandidatët për president ka arritur shkallën prej 50% të nevojshëm për ta shmangur balotazhin brenda dy javësh.

Zgjedhjet e sotme në Turqi janë konsideruar një betejë mes vazhdimësisë dhe ndryshimit.

Presidenti aktual turk, Recep Tayyip Erdogan ditët e fundit e ka zhvendosur debatin në çështje si terrorizmi, siguria kombëtare e vlerat familjare.

Por duke pasur parasysh shkallën e problemeve ekonomike, ai parashikohet të mos e ketë të lehtë sot.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit