Ka përfunduar takimi trepalësh në mes të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë dhe ndërmjetësit të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.
Korrespodenti i KOHËS në Bruksel, ka njoftuar se ende s’dihet se çka kanë diskutuar palët, por sipas tij, ky takim trepalësh është pozitiv pasi tash e një kohë s’ka pasur takime të tilla.
“Kësaj radhe vetë fakti që ka ndodhur takimi trepalësh, është sadopak lajm i mirë pasi në të kaluarën shpesh palët refuzonin të takoheshin d he të pajtoheshin për agjendën. Çka ka ndodhur në takim ende s’kemi arritur të marrim vesh. Ajo që është diskutuar, sipas burimeve, është rruga përpara në implementimin e marrëveshjes nga të dyja palët”, ka thënë Palokaj.