![Përfundon takimi mes përfaqësuesit e QUINT-it dhe Vuçiqit, ja çfarë biseduan ata Përfundon takimi mes përfaqësuesit e QUINT-it dhe Vuçiqit, ja çfarë biseduan ata](https://gazetascanner.com/wp-content/uploads/2023/05/ssssssssssssssss.jpg)
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka takuar sot përfaqësuesit e vendeve të Quintit, me të cilët ka biseduar për zhvillimet aktuale në veri të Kosovës.
Vuçiq ka bëre të ditur se gjatë takimit ka theksuar se “hapat e njëanshme të Prishtinës çojnë në dhunë ndaj komunitetit serb”.
“Kjo na largon nga paqja dhe stabiliteti i qëndrueshëm në rajon. Tërheqja urgjente e kryetarëve të rrejshëm të komunave dhe pjesëtarëve të të ashtuquajturave forca speciale policore të Prishtinës është kusht për ruajtjen e paqes në Kosovë”, ka shkruar Vuçiqi.