Për më shumë se gjysmë ore, shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns, ka zhvilluar takim me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, raporton Ekonomia Online.
As Burns e as Osmani nuk janë deklaruar për media, ndërsa vizita e tij në Kosovë vjen pasi zyrtari i lartë i inteligjencës amerikane qëndroi edhe në vendet e tjera të rajonit.
Në këtë takim, i pranishëm ishte edhe ambasadori amerikan Jeff Hovenier, i cili është parë duke dalë nga objekti i Presidencës së Kosovës.