Ka përfunduar takimi i thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me liderët e partive politike në Kuvendin e Kosovës.
Ky takim zgjati për rreth 2 ore, dhe qëllimi i tij ishte zhbllokimi i situatës politike dhe diskutimi për konstituimin e Kuvendit, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që obligon përbërjen e re të Kuvendit të konstituohet brenda 30 ditëve.
Se a është dakorduar ndonjë zgjidhje për dalje nga ngërçi, mbetet të shihet nga prononcimet e pjesëmarrësve në takim.