Përfundon seanca maratonike në Kuvend, miratohen në parim 10 projektligje pas disa orësh debat

- Advertisement -

Kuvendi i Kosovës ka përmbyllur një seancë të jashtëzakonshme plenare, gjatë së cilës janë miratuar në parim dhjetë projektligje të ndryshme, pas disa orësh diskutimesh.

Ndër projektligjet që ngjallën më së shumti debat ishte ai për masat e përkohshme për produktet themelore në raste të destabilizimit të tregut, i cili u miratua me 63 vota pro dhe 19 kundër.

Po ashtu, Projektligji për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor kaloi në parim me 65 vota për, pavarësisht diskutimeve që e shoqëruan.

Miratim morën edhe Projektligji për shërbimet e pagesave, ai për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për kontabilitet, raportim financiar dhe auditim, si dhe Projektligji për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, i cili u votua me mbështetje të gjerë.

Gjithashtu, deputetët miratuan projektligjet për financimin e menaxhimit të resurseve ujore, për banimin social dhe të përballueshëm, për shtetësinë e Kosovës, për lëndët plasëse, si dhe atë për provimin e maturës shtetërore.

Pas përfundimit të votimeve, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e mbylli seancën që kishte nisur në orët e pasdites

Të ngjashme

Të fundit