19.6 C
New York
Tuesday, October 21, 2025

Buy now

Përfundon rinumërimi në dy vendvotime në Mitrovicë, ky është rezultati

- Advertisement -

Procesi i rinumërimit të votave në dy vendvotime në Mitrovicë të Jugut, ka përfunduar.

Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Arian Tahiri i PDK’së renditet i pari me 49.51 përqind apo 355 vota, pasuar nga Faton Peci i VV’së me 45.75 përqind apo 328 vota.

Gëzim Plakolli i LDK’së është i treti me 26 vota dhe Qazim Nimani i AAK’së i fundit me 8 vota.

Nga rezultatet e përmbledhura, prin Faton Peci me 47.96 përqind pasuar nga Tahiri me 47.60 përqind.

Peci dhe Tahiri do të përballen në balotazh me 9 nëntor./Reporteri.net

 

Të ngjashme

Të fundit