Në Qendrën Komunale të Numërimit në Mitrovicën e Jugut ka përfunduar procesi i verifikimit dhe numërimit të fletëvotimeve për raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetar të Komunës.
Anëtari i PDK-së në KQZ, Ilir Gashi para mediave tha se procesi është dëmtuar dhe e vetmja mënyrë për ta rikthyer në binarë është rivotimi. Ai tha se organet e drejtësisë po ashtu duhet të merren me këtë çështje.
“Ne sot mendojmë se ky proces duhet të bie edhe në duar të organeve të drejtësisë. Ne kemi parë se kemi një defekt serioz të fletëvotimeve. Për rrjedhojë konsiderojmë që e vetmja mënyrë për ta rikthyer këtë proces në binarë, është rivotimi. Është e vetmja mënyrë sepse është pak e rëndësishme se çka themi ne dhe çka mendojmë ne. Pothuajse në shumë vendvotime ka defekte të tilla, të cilat bien ndesh me rregulloren e brendshme dhe atë të KQZ-së. Ne do të bëjmë edhe një analizë, një komision hetimor për të hetuar ndoshta edhe origjinalitetin e tyre.
Është çështja e problemit që ka ngjarë, që e ka dëmtuar integritetin zgjedhor”, tha ai para mediave.






